Këngëtarja me famë botërore, Madona, ka vendosur që të tregojë pak imazhe nga shtëpia e saj luksoze në Lisbonë.
Nga pamjet e zbuluara në rrjetet sociale, shtëpia e yllit të pop-it ka pajisje elegante, gjëra tradicionale dhe një koleksion të gjerë të kitarave.
61-vjeçarja jeton në Lisbonë së bashku me 6 fëmijët, Lourdes 22, Rocco 19, David dhe Mercy, 13 dhe binjaket 7-vjeçare Estere dhe Stella.
Madonna u zhvendos në Portugali në vitin 2017 për të mbështetur ambiciet e futbollit të djalit të saj, David.
Shtëpia prej 6 milionë dollarë është një konvertim mahnitës i pallatit të shekullit të 18, i shpërndarë në katër kate duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme asaj dhe fëmijëve.
Banesa luksoze është e përbërë nga katër dhoma gjumi, shtatë banja, dhoma për miqtë. Gjithashtu ka edhe një ndarje të rëndësishme për dhomat e atyre që ndihmojnë për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Top Channel