
16/05 17:38
Rrjetet sociale, kanë shtyrë të rinjtë drejt një sfide të heshtur përsa i përket realizimit të fotove. Një trend të tillë ishte duke ndjekur dhe Conan Griffin, 18-vjeç, nga Irlanda e Veriut.
Ai u drejtua drejt një shkëmbi në afërsi të detit dhe tentoi të realizonte një foto për “Instagram”.
Por në momentin që u pozicionua për t’u fotografuar, erërat e forta krijuan një dallgë të madhe dhe si rrjedhojë i riu përplaset në shkëmb.
Fatmirësisht ai e ka kaluar me plagë të lehta këtë incident.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel