Kufijtë e mbyllur mes shteteve si pasojë e koronavirusit , nuk i ka penguar dhëndrin suedez dhe nusen norvegjeze që të martohen. Çifti e zhvilloi ceremoninë martesore në kufirin midis dy vendeve- me të dyja palët që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me rregullat e COVID-19.
Çifti u shpreh për BBC se nuk mund të prisnin deri sa të hiqeshin kufizimet.
“Nuk dëshironim të ndryshonim datën… gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.
Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjarët iu përgjigjën pozitivisht.
“Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mundi të gjitha”, tha Camilla.
Top Channel