Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Petty janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e shtatzënisë e ka bërë vetë publik reperja 37 vjeçare përmes postimeve të njëpasnjëshme ditën e hënë në Instagram.

Ylli i “Chun-Li” ka surprizuar të gjithë fansat duke postuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.
Nicki u martua me Petty-n, dikur mik i vjetër i saj, në tetor të vitit 2019.

Muajin e kaluar, Minaj tregoi për revistën “People” se sa shumë po e shijon martesën e saj.

“Kur ke dikë që e ndjen sikur e ke shpirt binjak ose dikë që të kupton, thjesht të bën të ndjehesh sikur je në majë të botës,” është shprehur ajo.

Minaj dhe Petty, 41 vjeç, e nisën romancën e tyre në dhjetor të 2018-tës. Lidhja e tyre pushtoi menjëherë mediat rozë pasi doli në dritë historia kriminale e Kenneth për abuzime seksuale.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel