Policia në Panama është duke hetuar vrasjen e rëndë të shtatë të rinjve, trupat e të cilëve u gjetën të shtunën dhe në një zonë pyjore pranë liqenit Gatun.
Trupat e katër vajzave dhe tre djemve me moshë nga 17 deri në 22 vjeç u gjetën pranë liqenit Gatún, rreth 80km në veri të kryeqytetit Panama City.
Ata ishin pjesë e një grupi prej 13 të rinjsh, të cilët u sulmuan nga dy njerëz të armatosur. Prokuroria thotë se deri tani një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Trupat e të rinjve tragjikë u gjetën në zonën Espinar, pesë prej të cilëve ishin braktisur në një bunker dhe dy në vendndodhje të tjera në pyll.
Grupi fillestar i 13 të rinjve – nëntë nga provinca Colón province dhe katër që kishin ardhur nga Panama City – ishin nisur prej mëngjesit të së premtes për të notuar në liqenin Gatún.
Familjet e tyre shkuan në polici për të dhënë alarmin kur ata nuk u kthyen natën e të premtes. Por tragjikisht trupat e tyre u gjetën një ditë më vonë.
Një nga të mbijetuarit tha se dy sulmuesit kishin thërritur me emër një prej viktimave, dhe kjo bën hetuesit të besojnë se sulmi nuk ishte i rastësishëm.
Të gjithë të vrarët jetonin në zonën e quajtur Valle Verde në Colón, prej nga vjen dhe i arrestuari per ceshtjen.
Prokurori Adolfo Pineda nuk zbuloi shumë detaje për hetimet por tha se “është një ngjarje shokuese nga të gjitha pikëpamjet”.
Top Channel