FOTO/ U diagnostikuan me sëmundjen e rënies së flokëve, nënë e bijë qethen “zero” dhe japin një mesazh për të gjithë

20/07/2020 17:56

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila vuante nga alopecia (sëmundja e rënies së flokëve), u trishtua së tepërmi kur mësoi se edhe e bija e saj dy vjeçe vuante po nga e njëjta sëmundje.

Kri Atkinson, nga Worcestershire, prej shtatë vitesh mbante veshur paruke, pasi flokët filluan që të binin si pasojë e sëmundjes. Por para pak kohësh, 23-vjeçarja mësoi se edhe e bija e saj, Pavia, vuante nga e njëjta sëmundje. Për këtë arsye, ajo ka vendosi që së bashku me vogëlushen të qetheshin “zero”, për të shërbyer në këtë mënyrë dhe si një model për gratë e tjera që vuajnë nga alopecia.

“Duke parë që edhe Paiva u diagnostikua me alopeci, vendosëm që të qetheshim “zero”. Nuk më interesojnë më paragjykimet, dua t’i dëshmoj njerëzve që të qenit pa flokë është mjaft bukur. Gjithashtu ky veprim i yni të shërbejë dhe si burim force për shumë gra e fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje”, tha Kri.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA