I shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 60-vjeçari/ Arrestohen 2 persona të tjerë për …

19/07/2020 11:47

Tre persona janë arrestuar në flagrancë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,ndërsa 2 të tjerë janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, në një fshat të Delvinës, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dyshohet se 3 persona i kanë marrë me dhunë një armë gjahu shtetasit Dh.K.

Njoftimi i plotë:

Vlorë – Sarandë

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 60 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap në aksin rrugorë Dhërmi-Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. Rr., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap në rrugën e Butrintit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në një fshat të Delvinës, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dyshohet se 3 persona i kanë marrë me dhunë një armë gjahu shtetasit Dh.K. Po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel