Durrës/ Organizoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet pronari. Procedohen penalisht 4 persona për …

19/07/2020 11:11

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia njofton ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një lokali që organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në njoftim thuhet gjithashtu se janë proceduar penalisht 4 shtetas për zaptim të sipërfaqes së tokës publike me shezlongë.

Manzë/Durrës

Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i lokalit.

Gjithashtu kanë vijuar kontrollet edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me shezlongë.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit:

A. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

D. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel