Transportonin katër emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy persona, sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë
Komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi me anë të një reagimi në Tëitter ka përshëndetur dakordësinë e gjetur mes palëve në Shqipëri për të mbledhur sërish Këshillin Politik ditën e hënë.
Në reagimin e tij, Varhelyi shkruan se gjithë përfshirja është mënyra më e mirë për zgjedhjet, të cilat duhet të diskutohen.
Më tej Komisioneri për zgjerimin thekson se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE”, tha Varhelyi.
Top Channel