E pazakontë në Greqi/ 45-vjeçari masakron me sëpatë punonjësit e tatim-taksave në Kozan, dy në gjendje kritike për jetën

16/07/2020 17:33

Një ngjarje pa precedent ka ndodhur mesditën  e se enjtes në zyrat e tatim- taksave në qytetin e Kozanit.

Një  45  vjeçar vendas ka qëlluar me sëpatë katër nënpunës të këtyre zyrave , tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre në gjendje serioze.

Sipas dëshmitareve okulare rreth orës 13.15 personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti- covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.

Me pas është ngjitur në katin e dytë , ka nxjerre sëpatën e vogël nga çanta , ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nënpunësit .

Sulmin e tij e kanë ndërprere drejtori i tatimeve dhe një nënpunës tjetër të cilët edhe kanë mundur t’i marrin sopatën , ndërsa kanë njoftuar policinë.

Gjithë të plagosurit janë transportuar urgjent në spitalin e qytetit . Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën, ndërsa edhe një prej  grave që është goditur në hundë dhe sy ka hyrë urgjent në kirurgji.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi që ka tronditur qytetin  e vogël në veri të Greqisë , por nga burime policore bëhet me dije se nuk është hera e parë që 45 vjeçari ka treguar shenja dhune në jetën e përditshme, madje thuhet se ka edhe probleme psikologjike.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA