Një ngjarje pa precedent ka ndodhur mesditën e se enjtes në zyrat e tatim- taksave në qytetin e Kozanit.
Një 45 vjeçar vendas ka qëlluar me sëpatë katër nënpunës të këtyre zyrave , tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre në gjendje serioze.
Sipas dëshmitareve okulare rreth orës 13.15 personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti- covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.
Me pas është ngjitur në katin e dytë , ka nxjerre sëpatën e vogël nga çanta , ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nënpunësit .
Sulmin e tij e kanë ndërprere drejtori i tatimeve dhe një nënpunës tjetër të cilët edhe kanë mundur t’i marrin sopatën , ndërsa kanë njoftuar policinë.
Gjithë të plagosurit janë transportuar urgjent në spitalin e qytetit . Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën, ndërsa edhe një prej grave që është goditur në hundë dhe sy ka hyrë urgjent në kirurgji.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi që ka tronditur qytetin e vogël në veri të Greqisë , por nga burime policore bëhet me dije se nuk është hera e parë që 45 vjeçari ka treguar shenja dhune në jetën e përditshme, madje thuhet se ka edhe probleme psikologjike.
Top Channel