Faza e fundit e lehtësimit të kufizimeve në Irlandë, parashikuar për të hënën me hapjen e plotë të Ppub-eve, u shty më 10 gusht për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi sot kryeministri, Micheal Martin.
Ky njoftim shënon një kthim prapa për Irlandën, që kishte njoftuar në qershor përshpejtimin e procesit të lehtësimit të masave kufizuese në sajë të progresit të regjistruar në luftën kundër COVID-19, raporton ATSh.
“Sot, qeveria ka rënë dakord që masat aktuale për shëndetin publik të mbahen deri më 10 gusht”, theksoi Micheal Martin në një konferencë shtypi në Dublin.
Bëhet fjalë për të mbrojtur progreset e realizuara deri tani sepse shqetësimet për rritjen e numrit të rasteve janë shumë reale”, shtoi ai.
Top Channel