Deputetja e PDK-së kërkon nga LDK të mbështesë projektligjin anti-Covid

14/07/2020 11:40

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili iu ka kërkuar kolegëve të saj deputetë nga LDK-ja që të mbështesin projektligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid 19.

Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për menaxhimin e situatës me virusin korona, Ismaili tha se Kosova është bllokuar si pasojë e lojës ndërmjet partive politike.

Ismaili I bëj thirrje LDK-së që të mbështesin Ligjin anti-Covid

I bëj thirrje deputetëve të LDK-së që të mbështesin Ligjin anti-Covid, sikur iu bëj thirrje deputetëve të VV-së që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Mendoj që jemi katandisur keq, kjo lojë politike po e bllokon Kosovën”, tha ajo.

Krahas kësaj, deputetja e PDK-së shprehu pakënaqësi ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Ismaili: Dështimin e qeverisë nuk mund të anashkalojmë tërësisht

Dështimin e qeverisë dhe papërgjegjësinë e tyre nuk mund të anashkalojmë tërësisht. Kjo papërgjegjësi duhet të rikthehet në veprime konkrete. Miratimi i çdo ndihme me theks të veçantë në rolin parlamentar është veprim parësore, qoftë si shtytje, qoftë si votim. Prioritet duhet të kenë zonat e prekura specifikisht zonat e varfra. E fatkeqësisht këtu bën pjesë qyteti i Mitrovicës si njëri ndër qytetet më të varfra. Covid 19 thellon ndasinë shoqërore dhe vë barriera ndaj qytetarëve të varfër që izolohen shumë”, tha ajo

Top Channel