Në javët e fundit akuzat ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve në Superligën e Kosovës janë shtuar ndjeshëm dhe paraqitjet e tyre në fushë me vendimet kontroverse, kanë sjellë shumë polemika.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli tha se në ndeshjet e fundit ku tensioni është shumë i lartë po delegohen gjyqtarë me nivel të ulët dhe se gabimet po i kushtojnë shumë skuadrave si në luftën për titullin kampion, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Trajneri tjetër Fetah Veliu ia faturoi kaosin e fundit Federatës së Futbollit të Kosovës, fajtore për përçarjen dhe atmosferën polarizuese.

Kritikat ndaj gjyqtarëve në Superligën e Kosovës janë rritur shumë kohët e fundit, sidomos në ndeshjet e javës së kaluar ku në Gjilan e Mitrovicë, të deleguarit nga FFK bënë disa gabime të rënda, duke ndikuar në titull dhe mbijetesë, e madje ekipe si Prishtina kërcënuan me bojkot.

Top Channel