Momente tmerri! Harroi pa ngritur frenat e dorës, makina zbret pa shofer nga kodra dhe…

13/07/2020 18:49

Një burrë në Rusi, kishte harruar pa i ngritur frenat e dorës makinës së tij, e cila ndodhej mbi një kodër, si rrjedhojë makina vazhdon të zbresë me shpejtësi poshtë, duke rrezikuar disa familjarë të cilët po bënin piknik.

Në videon e bërë virale, shikohet shoferi duke qëndruar pranë makinës dhe duke e mbajtur atë me duar, në mënyrë që të mos zbriste poshtë kodrës. Në një moment forca e tij shteroi dhe makina filloi zbritjen, duke rrezikuar disa familje, të cilët ndodheshin aty për piknik.

Nga ky incident, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por disa persona rrezikuan së tepërmi të përplaseshin nga makina.

“Zotëria harroi të ngre frenat e dorës kur doli nga makina e tij. Makina filloi të zbriste poshtë dhe na rrezikoi jetën së tepërmi. Më pas makina u përplas me një makinë tjetër të parkuar, se përndryshe ajo nuk kishte se si të ndalonte”, u shpreh një dëshmitar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel