Manchester United hedh në erë mundësinë për t’u ngjitur në vendin e 3-të të Premier League pasi barazoi 2-2 ndaj Southampton në Old Trafford teksa u “trondit” nga një gol i Obafemi në minutën e 97-të duke mos prekur dot shifrën e 5 fitoreve radhazi në kampionat.

Me pikën e marrë United mbeti në vendin e 5-të në kuotën e 59 pikëve, aq sa edhe Leicester që ka goleavarazh më të mirë dhe ruajti vendin e 4-t.

Ndeshja që mbylli javën e 35-të të Premier League, nisi në malore për Manchester United që u ndëshkua pas 12 minutash lojë nga Armstrong, por shumë shpejt Rashford dhe Martial në harkun e 3 minutave nga 20-ta në të 23-ën përmbysën shifrat, për të ardhur te goli i talenti Obafemi në minutën e 97-të që i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Solskjaer.

Top Channel