Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot se Edi Rama i ka çuar fjalë për heqjen e koalicioneve parazgjedhore e Basha të bëhej kryeministër dhe Rama president.

Por a ka ndodhur një ofertë e tillë?

Edi Rama i jep përgjigje kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave në një intervistë me gazetarin e Top Channel-it, Muhamed Veliu.

Po ashtu kryeministri flet edhe për se çfarë do të ndodhë për koalicionet parazgjedhore. Mospasja e tyre a do të sanksionohet në kushtetutë?

Cila do të jetë lëvizja e radhës në shahun politik të Edi Ramës?

Intervista e plotë sonte në edicionin e lajmeve 19:30 në Top Channel.

Top Channel