Maska gjaku/ Fytyrat e gepardëve mbulohen me të kuq pas gostisë me antilopën e vrarë

09/07/2020 16:16

Një tufë gepardësh kishin marrë poza të tmerrshme me fytyrat e mbuluara me gjak dhe të brendshme pas gostisë me një antilopë të vrarë në Kenia.

Predatorët më të shpejtë të savanës dukeshin gjithashtu qesharakë me kokat e kuqe dhe copa të brendshmesh që herë pas here i vareshin nga goja, në parkun kombëtar kenian Maasai Mara.

Imazhet e rralla tregonin gepardët që lëpinin buzët e kënaqura, në ato që fotografi Tapan Sheth i përshkruante si “momente intriguese”.

“Kjo ishte gjuetia e parë që kam parë dhe ishte e magjishme. isha vetëm disa metra larg kapjes së tyre. Në një nga fotot gepardi shikon nga kamera dhe për këtë jam shumë krenar”, tha Tapan, nga India.

Ekspertët e botës së egër thonë se gepardët janë të rrezikuar nga tregtia ilegale si kafshë shtëpiake luksi, duke u kapur si këlyshë në Somali, Etiopi e Kenia, dhe nganjëherë të vrarë për pellushin e tyre.

Fondacioni afrikan i Botës së Egër thotë se vetëm 6,700 gepardë të rritur kanë mbetur gjallë në botën e egër.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA