5 raste te reja me Covid-19 në Elbasan, mes tyre një fëmijë 4 vjeç
08/07/2020 22:35
Pesë raste të reja më Covid-19 janë regjistruar së fundmi në Elbasan.
Mësohet se në mesin e të infektuarve ndodhet edhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare. I prekur është një mjek në repartin e neonateve. Po kështu edhe tre familjarë të një mjeku nga Elbasani, i cili e ushtron detyrën në Sarandë. Një prej familjarëve është pikërisht fëmija 4 vjeç.
Numri total i personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19 në spitalin e Elbasanit shkon në gjashtë.
Përsa i përket të infektuarit të pestë, ende nuk dihen të dhëna.
Top Channel