Shtyhet seanca për Veliajn/ Avokati Ndreca: Nuk po i jepet e mundësia për t’u mbrojtur, do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve 01/04 10:18
Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së, Kamëz.
Burime për Top Channel-in bëjnë me dije se Mziu ka zhvilluar një takim me Bashën sot në selinë e PD-së, ku e ka njoftuar për vendimin e tij.
Dorëheqja e Mziut vjen në kuadër të udhëzimit të PD-së, se kush do të garojë për deputet duhet më parë të heqë dorë nga postet drejtuese në parti. Më parë kanë dhënë dorëheqjen Luan Baçi i Fierit dhe Andrea Mano i Korçës
Top Channel