Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes 03/04 22:48
“Cika Cika” është bashkëpunimi i parë muzikor mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj që menjëherë u kthye në hit e u rendit për javë të tëra në kreun e “Top List”.
Tashmë do të kemi një projekt të ri nga dyshja e artistëve dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë ata.
Përmes një postimi në llogaritë e tyre në Instagram, Ardiani dhe Xhensila kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre të radhës, “Panorama”.
Në foto këngëtarët shfaqen duke darkuar e duke festuar për videoklipin e ri, që pritet të jetë një tjetër sukses për ta.
Kënga do të publikohet në Youtube ditën e premte në orën 14:00.
Top Channel