Xhesika largohet nga “She’s on Top”, vajzat debatojnë ashpër

05/07/2020 19:29

Xhesika dhe Arjola ishin dy të nominuarat në rubrikën “She’s on Top” në “E Diell”.

Sipas vendimit të jurisë, ishte radha e Xhesikës për t’u larguar nga reality show.
Mirëpo largimi i saj ndezi debat të ashpër mes vajzave të tjera.

Jona, vajza që iu bashkua rubrikës vetëm një javë më parë, u shpreh se sipas saj, Xhesika nuk duhej të largohej, pasi në konkurrim ka ende vajza që nuk kanë dhënë asgjë.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e modeleve të tjera. Fillimisht ishte Serxhina e cila i “kërkoi llogari” Jonës për fjalët e thëna. Ndërsa në bisedë u përfshi dhe Atalanta duke sqaruar se të drejtën për të gjykuar ata për performancën e tyre, e ka vetëm juria.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA