Khloe Kardashian “ka thyer” heshtjen për fejesën e aluduar me Tristian Thompson, dhe është po aq konfuze sa të gjithë të tjerët!

Ylli i reality show, e cila ka një vajzë nga lidhja me ish-të dashurin basketbollist, True, reagoi përmes një statusi në Twitter duke shkruar:

“Prit…çfarë? Sapo hyra online dhe jam konfuze,” u shpreh ajo teksa i adresohej thashethemeve për romancën e përfolur me Tristian.

Fansat e Khloe nisën të spekulonin se 36 vjeçarja është fejuar me Thompson, pasi vunë re unazën që mbante në gisht në fotot e publikuara në Instagram për ditëlindjen e saj.

Gjithashtu burime të brendshme thanë se çifti po planifikonte një dasmë private me pak njerëz, në shtëpinë e Kim Kardashian.

Por, pas thashethemeve, një burim raportoi për “E!News” se gjërat midis dyshes së famshme po shkojnë shumë mirë, por ata nuk janë të fejuar.

Khloe dhe Tristian u ndanë rreth 1 viti më parë pas skandalit të puthjes së kanadezit me miken më të ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA