Dasma në kohë Covid-19/ Çiftet që i dhanë fund beqarisë, me 30 të ftuar dhe pa…

04/07/2020 17:12

Çiftet e lumtura kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre sot, pasi dasmat lejohen për herë të parë, pas 3-muajsh që ishin ndaluar për shkak të Covid-19. Në ceremoni mund të jenë vetëm 30 të ftuar dhe gjashtë personat që merren me pritjen.

Rregullat e reja të distancimit social nënkuptojnë se disa çifte kanë të drejtë që t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në Angli, por sigurisht duke patur parasysh edhe masat e vëna nga qeveria.

Jennifer dhe Louise janë martuar një minutë sapo ka kaluar mesnata, në atë që mendohet se është dasma e parë pasi hyri në fuqi udhëzimi i ri për Covid-19.

Ndërkohë, 30 të ftuarit që morën pjesë në dasmën e Tom dhe Heather në Kishën e Shën Gjergjit në Leeds u paraqitën të distancuar nga njëri-tjetri dhe me maska në fytyrë.

Të ftuarit në dasmat në periudhën e pandemisë koronavirus duhet që të shmangin konsumimin e ndonjë ushqimi ose pije, si dhe lojërat që mund të bëhen gjatë festës.

Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:

 

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA