“Mua më pëlqen të bëj reality. Më pëlqen ta shoh Renaton, ai që është agresiv dhe që thyen pjata nga nervat, nuk dua ta ndryshoj, këtë komponent. Konkurrentët duhet të vijnë siç janë, jo të stisur”, u shpreh autorja Olsa Muhameti.

“Është një ëndërr që po luftoj të bëhet realitet. Kur më thanë të paraqitem sot, nuk fjeta gjithë natën”, tha një prej konkurrentëve.

“Jam gati të bëj spektakël, do ndeshem kokë më kokë me shef Renaton”, rrëfeu një tjetër.

“Nëse dje ishin 300 aplikantë, sot jemi 400, për 6 ditë. Nuk është pak, duke patur parasysh që kufijtë janë të mbyllur. Kemi aplikantë edhe nga Evropa”, deklaroi Olsa Muhameti.

Top Channel