Gjatë fjalës së tij, në konferencë e përbashkët në Tiranë me kryeministrin Avdullah Hoti, Rama ceku sërish çështjen e aktakuzave nga Prokuroria e Hagës, në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

“Dëshiroj të rinënvizoj edhe një herë me këtë rast atë që u përpoqa të përcjell qoftë në Kuvendin e Shqipërisë qoftë në vizitën në Shqipëri lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletërrufeje në adresë të presidentit të Kosovës, duke theksuar që ajo fletërrufe duhet të përbëjë një motiv shumë të fortë nxitës për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin këta në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, qofshin kudo për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që një proces gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të Kosovës në miratimin e një gjykate speciale për të zbardhur deri në fund akuzat me krimet  e luftës, të mos deformohet duke u transformuar në një padrejtësi ndaj Kosovës, ndaj Luftës Çlirimtare, ndaj autoriteteve të shtetit sovran të Kosovës. Natyrisht që janë të pritshme për fat të keq keqinterpretimet qoftë mes nesh në mjedisin shqipfolës, qoftë edhe në mjedisin anglishtfolës të këtij qëndrimi duke ngatërruar pikërisht thelbin pasi ky qëndrim nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje apo tundim për të nënvlerësuar apo penguar politikisht një proces të drejtë, por ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare inkurajuese, ku konsiderohet medemek një hap pozitiv ajo që gjithë bota dëgjoi, por vetëm hap pozitiv që nuk ka, është një hap shumë shqetësues. Kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është një ogur i mirë që kryeministri Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyçe institucionale, ka mbuluar me përgjegjësi institucionale aspekte të financave dhe të ekonomisë, me siguri do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA