Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Irani ka dënuar me vdekje gazetarin Ruhollah Zam për shkak se puna dhe veprimtaria e tij online frymëzuan protestat masive të vitit 2017. Zam menaxhonte një faqe interneti të quajtur AmadNews e cila postonte video shqetësuese për regjimin dhe informacione jo të rehatshme për zyrtarët vendas.
Ishte zëdhënësi i gjyqësorit në republikanë islamike, Gholamhossein Esmaili ai që njoftoi dënimin. Protestat e vitit 2017 përfaqësuan sfidën më të madhe për Iranin që nga trazirat masive pas zgjedhjeve në vitin 2009 dhe përgatitën terrenin për revoltat e ngjashme në nëntor 2019. Mijëra vetë u arrestuan nga policia gjatë protestave dhe 25 njerëz u vranë.
Zam kishte jetuar dhe punuar në mërgim në Paris para se të joshej që të kthehej në Iran, ku u arrestua tetorin e 2019 në rrethana ende të paqarta.
Autoritetet franceze e kanë “dënuar ashpër” këtë veprim. Ai më vonë u shfaq muajt e fundit në rrëfime të transmetuara në televizion duke pranuar veprimet e tij dhe duke kërkuar falje për aktivitetet e tij të së kaluarës. Zam mund ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Supreme.
Top Channel