SHBA, miliona vota me postë, sfidë për rezultatin e zgjedhjeve

30/06/2020 21:01

Frika për infektimin nga koronavirusi po krijon presion ndaj proceseve elektorale në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që gjithnjë e më shumë amerikanë po votojnë nëpërmjet postës, në shtetet që e lejojnë këtë mënyrë votimi.

Rreth 200 mijë votues sfiduan pandeminë e koronavirusit për t’u paraqitur në qendrat e votimit për zgjedhjet paraprake në Kentucky më 23 qershor. Por u hodhën gjithashtu mbi gjysmë milioni vota nëpërmjet postës, duke bërë që rezultatet përfundimtare të mos dihen edhe për të paktën një javë pas zgjedhjeve dhe duke lënë kështu pezull emërimin për kandidatin demokrat për në Senatin amerikan, thotë VOA.

Vonesa të tilla në numërimin e fletëvotimeve të dërguara me postë kanë shqetësuar ekspertët e ligjit zgjedhor.Profesori i juridikut në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes këmbëngul se votimi fizik është i nevojshëm për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.”Një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi në këto zgjedhje, janë mosmarrëveshjet e mëdha nëse zgjedhjet ishin të ligjshme ose nëse ishin manipuluar apo vjedhur.

Është e lidhur me faktin se shumica e shteteve duhet të numërojnë qindra mijëra fletëvotime pas natës së zgjedhjeve. Në një proces që mund të vazhdojë për një javë, mund të zgjasë për dhjetë ditë, që mund të zgjasë edhe më shumë”, shprehet ai. Pildes sugjeron që shtetet të modifikojnë afatet dhe rregullat për të lejuar kohë të mjaftueshme para ditës së zgjedhjeve, për të përpunuar fletëvotimet që vijnë me postë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA