Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një problem jo të vogël: çdo ditë, shërbimi postar kthen mbrapsht vendime për vetëizolim të cilat duhet t`i shkojnë qytetarëve që do t`i nënshtrohen një mase të tillë.

Por Drejtorja e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor në vendin fqinj, thotë se një pjesë e qytetarëve, nuk japin të dhënat e tyre të sakta. Shumica e rasteve të tilla janë regjistruar në Shkup. Sociologu Ali Pajaziti, i cituar nga Alsat, thotë se në mesin e popullatës ende ekziston mendimi absurd se nëse ndonjë person i infektuar me COVID-19 shkon në spital, nuk kthehet më i gjallë.

Nga njëra anë shprehin mosbesim tek institucionet e shtetit, duke pasur parasysh historinë dhe distancën që kanë pasur në veçanti shqiptarët përballë shtetit, shprehet ai, dhe e dyta është mungesa e perceptimit të drejtë të realitetit.

Numri i përgjithshëm i personave në izolim që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore është gati 7300 persona, ndërsa në vetëizolim janë mbi 2,813 vetë. Nëntë vdekje u regjistrua atjë një ditë më parë, duke e çuar numrin e viktimave të koronavirusit në 277.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA