Reja e pluhurit saharjan mbërrin në SHBA e Meksikë, ekspertët japin alarmin

26/06/2020 16:49

Një re masive pluhuri që vjen nga shkretëtira e Saharasë në Afrikë ka mbërritur në qytetet bregdetare amerikane dhe të gadishullit Yucatan të Meksikës.

Reja e pluhurit të Saharasë përshkroi tre mijëra kilometra nga Afrika e Veriut përpara se të mbërrinte në Karaibe e tashmë në Meksikë. Studiues i Qendrës Kombëtare të Shkencave Atmosferike të universitetit Autonom të Meksikës Antonio Ladino, u bëri thirrje banorëve të vendosin maska për të parandaluar problemet me frymëmarrjen. Ai tha se gëlltitja e një sasie të madhe pluhuri mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ekspertët thonë se pluhuri i dendur do të qëndrojë mbi Meksikë dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara përfshirë Floridën, deri në mesin e javës tjetër. Prania e resë të pluhurit në Florida mund të jetë tejet problematike ndërsa shteti po përjeton një rritje të rasteve të COVID-19.

Njerëzit me probleme ekzistuese të shëndetit janë inkurajuar të shmangin aktivitetet në natyrë.Autoritetet shëndetësore thonë se pluhuri mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes dhe zemrës./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA