Big Basta dhe Vesa Luma, më në fund një bashkëpunim të ri muzikor

26/06/2020 17:13

Bashkëpunimi i fundit i Vesa Lumës dhe Big Basta daton rreth 3 vite më parë me këngën “BOOM”, që u shndërrua menjëherë një hit.

Pas kërkesave të shumta të fansave, çifti i famshëm do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja 34 vjeçare përmes një bashkëbisedimi në Instastory me ndjekësit e saj.

“Këngën që na e keni kërkuar aq gjatë më në fund e keni gati,” shkruan ajo.

Vesa nuk ka ndarë detaje të tjera rreth bashkëpunimit të shumëpritur por kujtojmë se ajo ka shprehur dëshirën edhe për të eksperimentuar në tregun ndërkombëtar.

Dyshja e artistëve prej vitesh jeton në Zelandën e Re, ku kanë nisur një jetë të re me djalin e tyre të vogël Lianin.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel