Reklama për mallra pa dëshirën tuaj në telefon? Ja ku të ankoheni që të mos ndodhë më

25/06/2020 10:06

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që janë ndjerë të bezdisur nga telefonatat e panumërta nga ana e kompanive të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.

Të gjithëve ne na ka rënë telefoni, të paktën njëherë, nga kompani të cilat duan të shesin produktet e tyre, dhe kjo gjë ka ndodhur orar pa orar, duke na shqetësuar.

“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës njofton se tashmë pret çdo ankesë të kësaj forme nga qytetarët, për të shërbyer më pas si zyrë ndërmjetësimi mes tregtarit dhe ankuesit. Përgjatë muajit Qershor, AMK ka informuar përmes disa videove të shkurtra mbi të drejtat dhe detyrimet tona si konsumatorë duke evidentuar risinë e këtij institucioni si zyrë ndërmjetësuese para se qytetari t’i drejtohet gjykatës”, theksohet në njoftimin e AMK.

Format e tregtimit përmes telefonit cenojnë jo vetëm privatësinë e çdokujt, por edhe të drejtat e qytetarit si konsumator.

Praktikat Agresive

A e dini se kur një tregtar? reklamon mallin e tij, duke ju kontaktuar në telefonin?? personal ose në shtëpi?ka cënuar të drejtën tuaj?! #AMK ju informon se është një derë e hapur?‍??për çdo qytetar që përballet me këto praktika agresive, duke gjetur zgjidhjen për ju?

Publiée par Bashkia Tiranë – Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit sur Mercredi 24 juin 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA