Maqedonia nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë
25/06/2020 10:47
Prej nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore.
Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.
Top Channel