Këshilli Politik më në fund ka rënë dakord në lidhje me formulën e KQZ-së.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka siguruar pikat e marrëveshjes së miratuar që janë:
Komisineri
Nga lista e kandidatëve që i shkon komisionit parlamentar, ky komision përzgjedh 3 emra, përfaqësuesi i opozitës heq 1 dhe dy emrat i shkojnë seancës për votim me mandat 7 vjeçar.
Nënkomisioneri
Përfaqësuesi i PD përzgjedh 3 kandidat, Komisoni parlamentar heq 1 emër dhe dy i shkojnë seancës me mandat 4 vjeçar.
Rregullatori
Komisoni përzgjedh 3 kandidat, përfaqësuesi i opozitës 2 me mandat 5 vjeçar.
KAS
Komisioni nga lista e kandidatëve përzgjedh 3 emra përfaqësues i opozitës 2/ mandati i anëtarëve 9 vite / Pas 3 viteve, 3 anëtar të KAS përzgjidhen me short dhe u mbaron mandati dhe ripërtërihet.
Top Channel