Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami. Teksa jemi në një moment, kur diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pësuar një ngrirje, Islami pretendon se ka zbuluar skemën e ndjekur nga Kryeministri Rama, që sipas tij është një lojë dredharake e tinëzare.
“Është dhe një lojë tjetër që Rama ka bërë, është një lojë e shëmtuar, dredharake, tinëzare, që Luli është vëllai im, Luli është shoku im, me Lulin merrem vesh, por me ato të tjerët nuk merrem vesh. Kjo është një lojë. Opozita ka pozicionin e saj dhe mazhoranca ka pozicionin e saj. Opozita gjithmonë kërkon të respektojë rregullat e lojës, nuk kërkon dashuri më të madhe se sa duhet ose lajka të tipit të një dhelpre, ‘është djali mirë me këtë merrem vesh’. Dhe kur nuk i intereson thotë, ‘Luli ashtu e Luli kështu’. Ky është problemi i kësaj mazhorance që në radhë të parë është cilësuar si e kriminalizuar, është hera e parë në Parlamentin Evropian që kërkohet dekriminalizimi i një mazhorance. Me 15 kushtet që janë miratuar brenda disa ditësh, janë vendosur pafundësisht epitete që nuk kanë ndodhur në as njërën dhe tjetrën. Praktikisht ky është problemi i kësaj mazhorance e cila kërkon të bëj zgjedhje si zgjedhje vendore, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës dy gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri”,u shpreh Islami.
Top Channel