Drogë nga Kanadaja drejt Shqipërisë, goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro
Zbardhen dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë më thikë një turist portugez, 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes, ndërsa si autor akuzohet Sokrat Vata.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, miqtë e turistit kanë treguar versionin e tyre të asaj çfarë ka ndodhur mbrëmjen e krimit në resortin ‘Principote’ në Ksamil.
Një prej miqve të viktimës tregon se sherri nisi pasi Vata dhe roje të tjerë të resortit kanë shkuar te grupi i tyre që po qëndronin në zonën e plazhit dhe u kanë thënë që të mos bëjnë zhurmë.
Ai thotë se Vata fillimisht ka shkuar te ai me thikë në dorë, e ka sharë nga nëna dhe e ka goditur me thikë në këmbë, e më pas me kokë. Pas këtij momenti, thotë se ka shkuar dhe ka goditur me thikë në zemër 20-vjeçarin.
Adib Ghanmi shtetas Francez: Kam qenë me shokët e mi, 7 shtate veta dhe po festonim në klubin “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rinim në plazh, aty ka ardhur një person, ishte shqiptar por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim i cili i thotë që pse më shan se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futëm të gjithë në konflikt, më pas ka ardhur një person i cili ishte i veshur me rroba të bardha me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë, dhe më pas ka goditur dhe shokun tim i cili u vra me thikë në zemër. Në këtë moment filluan njerëzit të bërtisnin dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta truproja, te cilët nuk jam i sigurtë nëse u futën në konflikt, pasi personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart por ai me shtyu dhe unë kam rënë në ujë. Sokrat Vata ishte personi i cili goditi me thikë shokun tim dhe na drejtoj thikën dhe neve.
Ibraim Leimoeiv shtetas francez: E kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel, unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë tek plaga.
Tourpal Khitaev, shtetasit francez: Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetër i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta të cilët ishin punonjës të lokalit dhe i thonë që mos bërtisni se punojmë këtu dhe njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë dhe më pas ju bërtiti të gjithëve dhe i thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë unë nuk zura në gojë nënën tënde, në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezllon dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdheën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra i cili po konfliktohej me dy tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë i cili mbante thikën në dorë, po na kërcënonte. Më pas njëri prej tyre më ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezllon, më pas kur jam kthyer kam parë personin i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej drejtim rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel.
Top Channel