Vjedhjet e shumta që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, kanë shkaktuar panik te fermerët e disa fshatrave në njësinë administrative Frakull. Një ditë më parë, në tokat e dy fermerëve janë vjedhur pajisje bujqësore me vlerë rreth 4 milion lekë të vjetra. Ndërsa gjatë 3 muajve të fundit janë kryer rreth 30 vjedhje dhe sipas fermerëve, ende nuk është gjendur asnjë autor.
Fermerët e dëmtuar së fundi, janë të alarmuar pasi shumë pranë pronës së tyre ndodhet edhe stacioni i pompave të ujit nga ku furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Fierit. Neglizhenca për kapjen e autorëve mund të jetë fatale për jetën e mijëra qytetarëve.
Paniku ka përfshirë edhe ata që nuk janë prekur nga ky fenomen, të cilët nuk ndihen të sigurt në pronat e tyre.
Sipas banorëve në këtë zonë nuk janë vjedhur vetëm pajisje e makineri bujqësore, por edhe banesa e vlera monetare deri në 40 milion lekë të vjetra në banesa. Edhe pse janë ankuar disa herë askush nuk ka marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni.
Top Channel