“Ajo do të preferonte të ecte vetëm në errësirë, se sa të ndiqte hijen e dikujt tjetër”, kështu e ka përshkruar artikullin më të fundit në blog-un e saj të titulluar “Jeta pas Plein”, Morgan Osman, ish- e dashura e këtij të fundit.

Modelja 31 vjeçare ka folur hapur në shkrimin dedikuar marrëdhënies me multi-milionerin Philipp Plein, duke zbuluar “anët e errëta” të lidhjes së tyre.

Morgan ka treguar se si stilisti 41 vjeçar i privonte lirinë, duke mos e lejuar të kishte miq.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se Plein ishte kontrollues dhe nuk e trajtonte mirë.

Por, këto janë vetëm disa nga detajet që bukuroshja brune ka sjellë përmes postimeve në Instagram, pasi për të lexuar të gjithë historinë duhet të abonohesh në website-n e saj.

Megjithatë, ajo që vihet re është mbështetja e madhe e ndjekësve të Osman, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe kurajon.

Kujtojmë se Philipp tanimë është në një lidhje me Lucia Bartolin, që pas ndarjes me Morgan 1 vit më parë.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA