24/11 17:59
Trapis Scot ka blerë një super rezidencë luksoze në Brentwood. Reperi 28-vjeçar pagoi për vilën me shtatë dhoma gjumi plot 23.5 milionë dollarë, raporton TMZ.
Verën e kaluar kjo rezidencë u rëndit për 42 milionë dollarë, por mesa duket me kalimin e muajve edhe çmimi i saj ka rënë.
Vila tre katërshe ka një total prej 11 banjash dhe ka një shtrirje të gjerë, 16.700 metra katrorë. Ndërkohë në çatinë e madhe ka edhe një vend parkimi që bëhet edhe si ballkoni i katit të tretë.
Në oborrin e shtëpisë ka gjithashtu edhe një pishinë të gjatë pafundësie me fund qelqi, e cila ofron pamje befasuese të Los Angeles.
Top Channel