Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Brazili ka regjistruar 1.269 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa Meksika ka raportuar sot 770 vdekje të tjera.
Brazil:
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së, ka shkuar në 46.510, kurse ai i të infektuarve në 955.377, me 32.188 raste të reja.
Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 191.517 raste dhe 11.521 të vdekur.
Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dyti në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.
Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.
Meksikë:
Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 4.930 persona të tjerë, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 159.793, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Meksikë.
Nga ministria thonë se numri i të shëruarve është rritur në 119.355.
Rasti i parë në Meksikë u konfirmua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë nga COVID-19 më 19 mars.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën, ku vendet më të prekura janë SHBA, Brazili dhe Rusia.
Top Channel