Kampionati anglez i futbollit rifilloi pas plot 99 ditësh ndalesë për shkak të pandemisë. Superndeshja e darkës mes Mancester Sitit dhe Arsenalit ishte një spektakël në Etihad Stedium, që i dha vendasve 3 pikë pas suksesit me po kaq gola. Londinezët rezistuan thuajse një pjesë loje por para se të shkonin në pushim u detyruan të vuanin golin e Rahim Stërling.

Pas pushimit David Luiz e rëndoi pozicionin e Arsenalit pasi u përjashtua me karton të kuq, ndërsa Sitizens krijuan një epërsi më komode me penalltinë e De Brujn.

Rrjeta finale e Fil Foden në kohën shtesë i jep armatës së Guardiolës shpresë matematikore për titullin, por kjo mund të venitet shpejt me impenjimin e Liverpulit kryesues.

Top Channel