Fatmira Hajdari ka folur për ndërtimin pa leje të pallatit me 10 kate para KPK .

“Sa i përket ndërtimit pa leje. Trualli posedohej prej nesh prej vit 1995. Me gjithë mosmiratimin tim, ishte im bir që nisi ndërtimin, duke marrë parasysh edhe riskun e shembjes.

Arsyeja e mospasjes së një leje ndërrimi ishte fakti i mospasjes se të drejtës së pronësisë mbi gjithë parcelën. Nxitës për tim bir ishin politikat qeveritare, ligji për legalizimin, shtyrja e afatit për vetëdeklarimet, po ashtu barazia para ligjit, pasi trualli që prej vitesh ishte nën posedimin tonë nuk kishte asnjë pronar”, tha ajo.

Avokatja : në rastin tim të dhënat që referoni janë të ekzagjeruara, pasi shpenzimet tona kanë qenë minimaliste pasi kur udhëtoja drejt Frankfurt harxhoja vetëm karburant

Para trupit gjykues, Hajdari, në lot, raporton Top Channel deklaroi: Pas ardhjes në Tiranë të cilën e kam deklaruar që kur jam bërë subjekt verifikim, kemi marrë shtëpi që është te vilat gjermane është marrë që nga viti 1993.
Kam punuar 12 vite në ministrinë se Drejtësisë, burri im ka qenë deputet. Aktualisht jetoj në të njëjtën vilë, përballimi i kësaj shume përballohej se burri deputet unë punoja në ministri, plus që kisha dhe vjehrrit që kishin pension.
Kam qenë gjithmonë korrekte në deklarimet e mia dhe me përgjegjësi. Deklaroj se në momentin që u bëra subjekt të gjitha këto veprime, blerja e lokalit janë të gjitha të deklaruara, në lidhje me shtëpinë, lidhjet elektrike atje në fillim ishin shumë të dobëta, e mbaj mend se ishin bërë shumë problem. Ish kryeministri i asaj kohe pasi pa gjendjen e keqe të shtëpisë, në rrezik, vendosi të më japi një kredi me vlerë 2.5 milionë, siç quhej atëherë kredi vipash.

Unë nuk munda ta ndryshoja shtëpinë, çdo rrezik e mora përsipër, vendosa të jetoja përsëri në atë shtëpi, dhe nuk shkova në shtëpi që ma ofroi kunati për arsye se më kërcënonin në atë kohë. Duke marrë përsipër rrezikun e kërcënimeve atëherë , vendos t’i bëja riparimet me kredinë që mua dha. Ju nuk keni qenë në atë kohë, po atëherë gjërat bëheshin në mënyrë informale sepse nuk kishte emaile si sot, gjëra të avancuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA