Facebook ndalon fotot e ngjyrosura të luftës të artistes së famshme ruse, prej flamurëve sovjetikë dhe nazistëve

13/06/2020 17:19

Një artiste e famshme ruse ka akuzuar rrjetin Facebook se po përpiqet të ‘fshijë historinë’ pasi ka ndaluar një album të pabesueshëm fotosh të ngjyrosura prej saj, prej imazhit të famshëm të ngritjes së flamurit sovjetik mbi Reichstag-un gjerman.

Koloristja Olga Shirnina nga Moska, konsiderohet si eksperte botërore në ngjyrimin e fotove historike në bardhë e zi.

Por ajo thotë se fotot e ringjallura prej saj e të postuara për 23,000 ndjekësit, u hoqën nga Facebook për shkelje të ‘Community Standards’ madje dhe ajo vetë u bllokua për tre ditë nga rrjeti.

Një prej tyre shihet lideri nazist Adolf Hitler i veshur në kostum të zi gjatë pritjes së Vitit të Ri.

Në një tjetër është skena e famshme e ushtarëve që ngrenë “Flamurin e Kuq”  mbi parlamentin gjerman Reichstag më 2 maj 1945, pas fitores së Betejës së Berlinit.

Në një tjetër foto të ngjyrosur shihet portreti i nazistit Hermann Goering, i cili sundoi Gjermaninë nga viti 1933 deri në 1945, para se të bëhej anëtar i kabinetit të Hitlerit.

Olga thotë se fotoja e parë e hequr ishte ajo e Hermann Goering para se të hiqeshin dhe të tjerat.

Llogaria e saj është pezulluar edhe më parë kur kishte postuar një imazh të punuar të dy ushtarëve nazistë gjatë një beteje në Ukrainë.

Olga ka krijuar interesin e saj në ngjyrimin e fotove prej pasionit për historinë. Ajo thotë se rrjeti Facebook argumentonte masën ndaj saj duke thënë se imazhet përmbanin “individë dhe organizata të rrezikshme”.

Ndiqni galerine e meposhtme per t’u rikthyer ne  kohen e fitores Aelate ne pranveren 1945 …

FOTO GALERI
5/18
Imazh i ndaluar i një ceremonie përkujtimore në Varshavë në 1939, disa muja para pushtimit të Polonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA