Ariana Grande ka bërë një tjetër investim përsa i përket pronave të saj, duke blerë shtëpinë e ëndrrave.

Mësohet se këngëtarja e famshme është zhvendosur në Hollywood në një rezidencë 3 katëshe prej 10.000 metrash katororë që i ka kushtuar plot 13.7 milionë dollarë.

26-vjeçarja tashmë do të zgjohet me një pamje fantastike nga oqeani. Shtëpia ka 4 dhoma gjumi, 7 tualete, 1 zyrë, 1 kantinë për ruajtjen e 300 shisheve verë, një garderobë gjigante dhe një bar.

Fotot e shtëpisë së saj të re tashmë kanë bërë xhiron e rrjetet ndërkohë që ende nuk dihet nëse Grande do të jetojë e vetme apo me të dashurin e ri.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA