Sulmuesi me thikë në shkollën sllovake vret mësuesin e qëllon dy fëmijë

11/06/2020 16:41

Një mësues u qëllua për vdekje dhe dy fëmijë u plagosën në një sulm të rëndë me thikë në një shkollë në Sllovaki.

Sulmuesi 22-vjeçar, ish-nxënës i shkollës në fjalë në Vrutky, u vra më pas nga policia teksa përpiqej të largohej nga skena e krimit.

Anëtarë të stafit të shkollës u përpoqën të ndalonin vrasësin me thikë kur ai theu një derë të xhamtë për të hyrë në ndërtesë.

Ai vrau zv. drejtorin e shkollës dhe qëlloi disa njerëz të tjerë duke përfshirë një punonjëse, një mesuese dhe dy nxënës të tjerë, por më pas u vra me armë nga policia rreth 200 metra larg shkollës.

Sulmi në Vrutky, 110 miljë në verilindje të kryeqytetit Bratislava, u krye në shkollën fillore dhe sulmuesi kishte shënjestruar vetëm një klasë.

“Ai theu një xham për të hyrë dhe stafi u përpoq ta ndalonte por ai përdori thikën që kishte marrë me vete,” tha kreu i policisë sllovake Milan Lucansky.

“Ai i dha një goditje fatale zv. drejtorit dhe plagosi një mësuese femër e dy nxënës. Sulmuesi më pas u përpoq të largohej por një punonjës i shkollës dhe një polic e ndoqën dhe ky i fundit përdori armën”, tha ai.

Policia nuk kishte komente për motivet e mundshme të autorit.

Presidentja sllovake Zuzana Caputova i ofroi ngushëllime familjarëve të viktimës dhe mbështetje të plagosurve.

“Për fat të keq këta njerëz të çmendur jetojnë mes nesh dhe nuk mund t’i parandalojmë këto situata,” tha kryeministri Igor Matovic.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA