Pudra e saj përmbante azbestin, Johnson & Johnson urdhërohet të paguajë 1.56 miliardë dollarë dëmshpërblim për pacientët me kancer në SHBA
Një protestues është plagosur rëndë në kokë pas rrëzimit të statujës së një lideri skllavopronar në Virginia të SHBA.
I plagosuri rreth të tridhjetave ishte pjesë e protestuesve që rrëzuan statujën mbrëmjen e djeshme.
Sipas dëshmitarëve, grupi kishte hedhur litarë rreth bazës së statujës dhe e tërhiqte prej kohësh, derisa papritur monumenti ra vetë duke goditur burrin që po qëndronte para tij.
Policia e Portsmouth nxiti qytetarët të shpërndahen që oficerët të hetojnë incidentin “që rezultoi në plagosjen e një qytetari”.
Demonstruesit ranë në heshtje pas ngjarjes dhe pranuan kërkesën e policisë për t’u shpërndarë.
Në total, katër statuja janë rrëzuar në Portsmouth të lidhura me epokën e skllavërisë në Virginia.
Veprimet vijnë bashkë me protesta të gjera për vdekjen në dorë të policisë së George Floyd, pasi oficeri i bardhë Derek Chauvin i mëshoi me gju mbi qafë për më shumë se tetë minuta.
Ndërsa 100 km më larg në Richmond protestuesit rrëzuan statujën e ish-Presidentit jugor amerikan Jefferson Davis, teksa më pas e tërhoqën dhe e lanë në mes të një kryqëzimi.
Top Channel