![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/11_sd-5-800x450.jpg)
25/06 15:51
Pak ditë më parë, blogerja e famshme Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen në oborrin e shtëpisë së saj.
Një prej dhuratave të shumta që ka marrë ish-Missi shqiptar ka qenë një karrige, aspak e zakonshme por që mes një postimi në Instastory ajo e ka cilësuar si “mahnitëse”.
Objekti me dizenjo pop-arti, është prodhuar nga marka italiane Seletti në bashkëpunim me Studio Job në Belgjikë. Artisti, në krijimtarinë e tij ka nxjerrë një set karrigesh të cilat kanë të kombinuara teknikat tradicionale me ato moderne të pop-artit.
Top Channel