26/11 11:52
Tre oficerë policie në Kenia janë arrestuar pasi një prej tyre ishte filmuar duke tërhequr me litar prapa motoçikletës së policisë, një vajzë 21 vjeçare të prangosur.
Pasi e akuzuan për një vjedhje, në pamje shihet një tjetër burrë që e godet të renë me kamzhik, teksa ajo u lutet të ndalojnë.
Sipas raportimeve banorët e qytezës perëndimore Nakuru kishin ndërhyrë për të ndaluar dhunën e policëve ndërsa vajza u dërgua në spital me një këmbë të thyer dhe disa plagë të tjera.
Policia në Kenia njihet për brutalitetin e saj.
Javën e kaluar një grup monitorues tha se 15 njerëz u vranë nga policia gjatë shtet-rrethimit të koronavirusit nga mbrëmja deri në agim.
Top Channel