Suedia zbardh misterin: E dimë kush e vrau kryeministrin!

10/06/2020 11:45

Prokurorët suedezë besojnë se mund t’i japin fund misterit që rrethon vrasjen e kryeministrit Olof Palme në 1986-tën.

Ata besojnë tani se e dinë kush ishte autori i ngjarjes tronditëse, por shtojnë se i dyshuari ka vdekur. Ky i fundit është identifikuar si Stig Engstrom, i njohur gjithashtu si “Skandia Man”. Kaq të bindur janë se Engstrom është personi që tërhoqi këmbëzën, sa deklaruan se po e mbyllin më në fund hetimin për vdekjen e Palme-s.

Kryeministri u qëllua në shpinë teksa po kthehej nga kinemaja në shtëpi me bashkëshorten e tij, Lisbet në Stokholm. Më herët gjatë ditës, ai vetë i kishte larguar rojet e sigurisë. Atentati ndodhi në rrugën më të ngarkuar të vendit dhe mbi një duzinë dëshmitarësh panë një burrë të gjatë të qëllonte përpara se të largohej nga vendngjarja. Mijëra vetë u morën në pyetje për këtë vdekje. Një kriminel i rëndomtë u dënua për të, por akuza ndaj tij më vonë u rrëzua si e pabazë.

Stig Engstrom u bë i njohur si Skandia Man pasi ai kishte punuar për kompaninë e sigurimeve Skandia. Ai pati punuar deri vonë mbrëmjen e vrasjes, dhe firma e tij i kishte zyrat aty pranë. Engstrom ishte një nga 20 personat që dëshmuan atentatin, e kishte pretenduar asokohe se që përpjekur t’i jepte Palmes ndihmën e parë. Skandia Man vrau veten në vitin 2000. Ai u identifikua fillimisht si i dyshuar nga gazetari Thomas Pettersson, dhe vetëm 18 vite pasi kishte ndërruar jetë, policia nisi të hetonte e tani po thuhet se burri e kishte vrarë Palme-n për shkak të pikëpamjeve të tij të majta.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA