FOTO/ Në festën e ditëlindjes! 21-vjeçari qëllon për vdekje të miturin…

10/06/2020 17:05

Një djalë katër vjeçar në Brazil, është qëlluar për vdekje në festën e tij të lindjes, nga një 21- vjeçar.

I riu, Pedro Pedidor, pretendon se nuk kishte qëllim për të vrarë vogëlushin dhe shtoi se e gjitha ndodhi në mënyrë aksidentale. Vanessa, nëna e vogëlushit të ndjerë Enzo, u shpreh se i dyshuari dukej që ishte i dehur dhe nuk ishte i ftuar në festë, por kishte ardhur si shoqëruesi i një miku të familjes.

“Nuk mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk ka kuptim që dikush të vriste fëmijën tim të pafajshëm. Jam e befasuar dhe e shkatërruar njëkohësisht nga e gjithë kjo histori”, tha Vanessa.

Më tej ajo shtoi:

“Enzo mezi e ka pritur këtë festë. Ai më pyeste çdo moment se sa kohë duhej deri sa të vinte dita e lindjes. Tashmë ai kurrë nuk do të shohë një ditëlindje tjetër, ndërsa ne do të na duhet të jetojmë gjithë jetës me kujtimin e tij, e cila u shua pikërisht ditën që lindi”.

Ndërkaq, raportohet se 21-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij do të vendosin organet e drejtësisë, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA